
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka shkuar në SPAK paraditen e sotme në zbatim të masës së sigurisë detyrim paraqitje.
Gjykimi i dosjes “Partizani” do të zhvillohet më 18 shtator dhe përfshin akuzat për korrupsion e pastrim parash, për Berishën, dhëndrin e tij dhe tre persona të tjerë.
Berisha akuzohet se gjatë kohës që mbante postin e kryeministrit, ka ndërmarrë veprime konkrete për miratimin e ligjeve dhe akteve nënligjore, nga të cilat ka përfituar dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, në ndërtimin e pallateve në truallin e ish-kompleksit sportiv Partizani.
Edhe vetë Malltezi përballet me akuza për korrupsion dhe pastrim parash. Sipas SPAK, ai ka përfituar në mënyrë të paligjshme rreth 5.4 milionë euro përmes një projekti ndërtimi, përfitime që lidhen me vendime të marra nga qeveria e drejtuar në atë kohë nga vjehrri i tij.
Lini një Përgjigje