TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Prill 2023, 19:52

Rumania kërkon kthim pronash në Sarandë, Mbreti Zog ia kishte dhuruar Nicolae Iorgas

Shkruar nga Pamfleti

Rumania kërkon kthim pronash në Sarandë, Mbreti Zog ia kishte

Midis viteve 1934 dhe 1939, Rumania kishte një tokë në Detin Jon, në Sarandë. Mbreti Zogu ia kishte dhuruar tokën Nicolae Iorga-s, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij për historinë dhe pavarësinë e Shqipërisë, si dhe për fatin e Ballkanit.

Historiani i dhuroi më pas 50 për qind të zonës shtetit rumun dhe kështu Rumania fitoi daljen në Detin Mesdhe, nëpërmjet detit Jon. Instituti Rumun në Sarandë (Casa Iorga) mbante emrin e themeluesit që në fillimet e tij. Shtëpia u ndërtua në vitin 1937 në një truall prej gati 1 mijë metrash katrorë në qytetin bregdetar.

Territori u pushtua përfundimisht nga Italia, së bashku me të gjithë Shqipërinë, në prill të vitit 1939. Kjo temë u trajtua sërish kohët e fundit në diskutimet dypalëshe mes dy shteteve, duke nënvizuar rëndësinë e përfundimit të shpejtë të procesit të retrocesionit të Shtëpisë Iorga në Sarandë, pronë e shtetit rumun të shtetëzuar pas vendosjes së regjimit komunist dhe shitur nga autoritetet shqiptare personave privatë pas rënies së regjimit totalitar në 1992.

Paralelisht me hapat administrative dhe juridiksionale, çështja e rikuperimit të godinës u ngrit nga pala rumune gjatë disa takimeve dypalëshe, përfshirë në nivelin më të lartë, me kërkesën për zbatimin e vendimeve të gjykatave shqiptare. /Euronews

prona sarand rumania zogu

Lini një Përgjigje