TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Prill 2023, 10:40

Rama u operua, shefi i Kirurgjisë: Brenda 24 orëve lë spitalin!

Shkruar nga Pamfleti
Rama u operua, shefi i Kirurgjisë: Brenda 24 orëve lë spitalin!

Mjeku dhe shefi i Kirurgjisë Arben Gjata në një deklaratë për mediat është shprehur se gjendja e kryeministrit Edi Rama është e stabilizuar dhe ka kaluar 8 orë tashmë nga operacioni. Sipas tij ndërhyrja ishte e lehtë dhe gjendja e shefit të qeverisë është e mirë.

"I ka bërë të gjitha ekzaminimet e nevojshme në QSUT. Si operacion shkoi mirë, gjendja post-operatore është fare stabël. Sot besoj do të fillojë dhe të ushqehet, brenda 24 orëve mund të shkojë në shtëpi. Koha e rikuperimit total besoj do të jetë 2 ose 3 ditë. Nuk duhet të ketë asnjë kujdes të shtuar."- tha Gjata.

I pyetur nëse do të jetë në gjendje që të zhvillojë takime elektorale, mjeku tha se kryesocialisti mund të dalë për 2 ose 3 ditë.

"Mund të ecë vetë deri sot. Në fushatë varet, për 2-3 ditë. Është operuar në sallat që kemi pasur! Ishte në gjendje të mirë komunikon normalisht." tha Gjata.

rama arben gjata

Lini një Përgjigje