TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Janar 2024, 22:35

“Rama do të bëjë sërish lëvizje”, eksperti Ilir Kulla paralajmëron ndryshime të tjera në kabinetin qeveritar!

Shkruar nga Pamfleti

“Rama do të bëjë sërish lëvizje”, eksperti

Eksperti Ilir Kulla, duke komentuar ndryshimet në qeveri nga kryeministri Edi Rama, theksoi se ai pritet që të bëjë edhe lëvizje të tjera të kësaj natyre.

I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, Kulla shtoi se ai në kushtet kur opozita merret me problemet e brendshme, ai po mundohet që të krijojë oponencë me veten.

E ka kuptuar që për shumë arsye është i detyruar të ndryshojë kuajt dhe të përgatisë një ekip të ri. Në kushtet kur opozita po merret me veten, ai shpik një oponencë të vetes në mënyrë që të parashohë atë që do të vijë për 16 muaj. Ky është fillimi. Do të ketë edhe ndryshime të reja rrugës me këtë stil. Kjo është edhe arsyeja se pse i mblodhi në Shëngjin. Ai po ecën dhe me strategji tjetër. Rama po krijon agjencitë kombëtare, ente në varësi të kryeministrit që kontrollohen po nga qeveritë. Duke qenë se nuk ka më besim dhe është paranojak në politikë. Së pari, po rrit forcën e kontrollit dhe të monitorimit dhe e dyta, ai po mundohet të bëjë rinovimin e njerëzve për të parë se çfarë problemesh kanë dhe që në fushatën e 2025 të mos e ketë këtë ngarkesë“, u shpreh Kulla.

Kujtojmë se pak ditë më parë, kryeministri njoftoi krijimin e një ministrie të re që bashkon fushën e ekonomisë, kulturës dhe inovacionit nën drejtimin e Blendi Gonxhes. Së fundmi, Rama njoftoi edhe krijimin e ministrisë së Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin me në krye Adea Pirdenin.

kulla rama

Lini një Përgjigje