
Protesta e opozitës e thirrur më 15 mars kundër vendimit të qeverisë për mbylljen e tij TikTok do të zhvillohet përpara Kryeministrisë.
Mësohet se tubimi do të nisë para godinës qeveritare në orën 19:00.
Thirrjet për protestë u bënë nga kreu i PD-së, Sali Berisha pas vendimit të kryeminstrit Edi Rama për të mbyllur platformën në Shqipëri për 1 vit.
Partia Demokratike dhe lideri i saj Sali Berisha ka deklaruar se mbyllja e TikTok është në kundërshtim me liritë dhe të drejtat e njeriut, dhe se mbyllja e rrjetit social u bë pak përpara zgjedhjeve.
“Akti i bllokimit të tij për faktin se me TikTok, të rinjtë po e kritikonin dhe e përqeshnin Edi Ramën është një akt brutal, është një intolerancë e tij ndaj mendimit ndryshe”, deklaroi Berisha.
Lini një Përgjigje