TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Shkurt 2024, 17:36

Protesta e opozitës, Abilekaj: E gjithë opozita do të përjashtohet, do të mbesin vetëm deputetët e Bashës

Shkruar nga Pamfleti

Protesta e opozitës, Abilekaj: E gjithë opozita do të

Protesta e opozitës siç ishte paralajmëruar është mbajtur para Parlamentit ku janë shënuar edhe tensione.

Për analistin Enton Abilekaj, kjo është përpjekja e radhës e Edi Ramës për të përjashtuar opozitën.

Sipas tij Rama në parlament do vetëm ata deputetë që duartrokasin.

Abilekaj tha se marrëdhënia e opozitës me Parlamentin nuk mund të jetë më e njëjta.

“Imagjinoni përjashtimet që do bëhen nesër me ngjarjen e sotme, do vijë momenti që në parlament nuk do të ketë opozitë fare. Në vend të opozitës do të jenë 7 deputetë të Bashës të cilët do të sillen mirë, do të marrin pjesë në komisionin për reformën zgjedhore, do gjejnë gjuhën me mazhorancën. Do sillen ashtu siç Rama do të jetë opozita. Opozita do të jetë e përjashtuar, praktikisht. Rregullorja e re e përjashton opozitën, praktikisht. Marrëdhënia e opozitës me parlamentin nuk mund të jetë më e njëjta. Në parlament do të jenë vetëm ata që duartrokasin Edi Ramën”, ka thënë Abilekaj në Syri Tv.

proteste parlament partia demokratike

Lini një Përgjigje