TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Shtator 2024, 14:32

Protesta e Berishën për akuzën e SPAK , analisti Leka: Mjet për presion, do ndëshkohet!

Shkruar nga Pamfleti

Protesta e Berishën për akuzën e SPAK , analisti Leka: Mjet

Analisti Martin Leka ka komentuar lidhur me komunikimin që pritet të jepet zyrtarish nga SPAK, për Sali Berishën dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezin, lidhur me aferën “Partizani”

Por, ish-kryeministri ka thirrur një protestë para Prokurorisë së Posaçme, gjë të cilën analisti e shikon si presion që Berisha të ushtrojë ndaj drejtësisë.

Leka tha se kjo është një lëvizje e tepruar dhe se Berisha duhet të presë që fjalën e fundit ta thotë drejtësia dhe jo t’i bëhet presion.

“Kjo është provë force mes PD dhe organeve të drejtësisë. Nuk më duket se kjo do ishte mbrojtje më e mirë për Berishën, nëse PD do ta mbrojë e ka bërë gjatë gjithë kohës duke shkuar çdo natë poshtë ballkonit. Kjo është lëvizje e tepruar kur protestohet para SPAK, kur ndërkohë pavarësisht asaj ca thotë Berisha duke e etiketuar si një organizatë kriminale, kjo do ishte lëvizje e panevojshme se është presion që i bëhet organeve të drejtësisë. Duhet pritur që fjalën e fundit ta thotë drejtësia dhe jo ti bëhet presion”, tha Leka në Report Tv.

Lini një Përgjigje