TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Mars 2024, 07:42

Projekti 1 mld dollarësh në Sazan, pedagogu: Dhëndri i Trump e ka kapur për fyti Ramën për investimin

Shkruar nga Pamfleti

Projekti 1 mld dollarësh në Sazan, pedagogu: Dhëndri i Trump e ka

Pedagogu, Ervin Goci u shpreh për investimin e dhëndrit të ish presidentit amerikan Trump në ishullin e Sazanit që është si me të ra damllaja në kokë.

Ai tha më tej se dhëndri i Trump e ka kapur pëf fyti kryeministrin Rama dhe sipas tij ai nuk ka më mundësi të bëjë propagandë me pojektet e veta.

"Këtu kemi një situatë ku është si me të ra damllaja në kokë. Del një ditë të bukur hap rrjetet sociale dhe shikon që dhëndri i ish presidentit amerikan ka vendosur që të bëjë një investim në një pjesë të territorit të Shqipërisë. Ku zona në fjalë nuk dihet nëse ka dal nga kjo zona e përhapjes së ushtrisë.

Kemi arrit në pikën ku as kryeministri nuk ka më mundësi të bëjë më propagandë me projektet e veta, sepse ja bën dikush që e ka kap nga fyti mesa kuptohet.

Ti e kupton që ky (kryeministri) është një zar, ska asnjë gjë në dorë. Ty të del projekti në rrjetin social të një njeriu që nuk ka lidhje me Shqipërinë", tha Goci i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News.

dhendri i trump rama pedagogu

Lini një Përgjigje