Kjo bisedë me Policinë e Qipros, duhet të shërbejë për të vënë në lëvizje Prokurorinë Shqiptare, Anti-Trafikun, Interpol-Tiranën, Ministrinë e Brendshme, Ministrinë e Jashtme dhe Komitetin Shqiptar të Helsinkit, për të shpëtuar vajzën e mitur nga kthetrat e babait biologjik, sadistit që e ka rrëmbyer me letra false dhe t’ia rikthejnë nënës shqiptare...
Vazhdon krimi ligjor i drejtësisë së Qipros dhe shpërfillja e Shtetit Shqiptar, ndaj dramës së tmerrshme të nënës Dinora Neçi nga Berati, lidhur me pengesat për të takuar dhe marrë vajzën e saj të mitur Eleftheria Eleftheriou, e cila qysh prej 10 nëntorit 2015 është rrëmbyer, po mbahet peng me letra false dhe po keqtrajtohet nga babai biologjik greko-qipriot Nikolas Eleftheriou.
Përpjekjet e nënës shqiptare Dinora Neçi, deri tani kanë qenë pa rezultat, mbasi babai i vajzës ka bashkëpunim mafioz e financiar me policinë, drejtësinë dhe institucionet e Qipros, të cilët e kanë burgosur dhe kanë përzënë me forcë.
Për këtë krim njerëzor, prej 8 vitesh nuk po veprojnë policia, drejtësia e institucionet shqiptare, konkretisht Prokuroria, Anti-Trafiku, Interpol-Tirana, Ministria e Brendshme, Ministria e Jashtme, Komiteti Shqiptar i Helsinkit dhe Presidenca, madje gjykata e Beratit është bërë palë me babain greko-qipriot rrëmbyes e sadist.
Këtë skandal e tregojnë kërkesat e shpërfillura, sidomos fakti që Policia Shqiptare dhe Interpol-Tirana, kanë denoncimet e saj dhe dosjen e vajzës së mitur; konkretisht pasaportën shqiptare me numër BB8530785 dhe ekzistencën e saj në Regjistrin e Gjendjes Civile të Shqipërisë, ku figuron bashkë me nënën e saj “Beqare”.
Vetë policia e Qipros, pranon që vajza është me shtetësi shqiptare, është rrëmbyer dhe po mbahet peng e izoluar nga babai biologjik në adresën: “Ormideia, rruga Modestos Pantelis nr. 9-Qipro”.
Nëna vajzës, disponon një bisedë telefonike, të bërë me Policinë e Shtetit të Qipros, të cilët e pranojnë që vajza e mitur Eleftheria Eleftheriou e rrëmbyer nga babai greko-qipriot, i takon ligjërisht asaj, por nuk e ndihmojnë.
Ja përmbajtja e bisedës telefonike me Policinë e Qipros, me datë 18 nëntor 2023:
Mesazhi automatik i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit Qipro: Ju lutem prisni dhe do të shërbeheni sa më shpejt të jetë e mundur”.
- Funksionari i Policisë: - Urdhëroni!
- Nëna e shqiptare e vajzës së mitur: - Po, përshëndetje!
- Funksionari i Policisë: - Përshëndetje!
- Nëna e vajzës: - Kam 8 vite që denoncoj rrëmbimin dhe pengmarrjen e fëmijës tim të mitur, shtetase shqiptare. Gjendet në Qipro, në fshatin Ormideia, te rruga Modestos Pantelis nr. 9, dhe nuk kam gjetur zgjidhje të këtij rasti tepër të rëndë.
- Funksionari i Policisë: - Me cilin stacion keni folur?
- Nëna e vajzës: - Kam folur me Departamentin e Hetimit të Krimit TAE, janë në dijeni të rastit.
- Funksionari i Policisë: - atëhere flisni sërish me TAE.
- Nëna e vajzës: - Ju lutemi një minutë zotëri, kam disa pyetje për të bërë. Një fëmijë që lind pa martesën e prindërve të tij, a i takon nënës?
- Funksionari i Policisë: - Po!
- Nëna e vajzës: - Dhe ju, Policia e Shtetit keni sistemet elektronike; mund të kryeni hetimet tuaja, merrni të gjitha informacionet dhe të dhënat personale për çdo qytetar e për çdo shtetas të huaj të regjistruar në Republikën e Qipros. Drejtë?
- Funksionari i Policisë: - Çfarë doni të thoni me këtë? Më thoni.
- Nëna e vajzës: - Dua t’ju bëj këto katër pyetje:
1. Si guxon Policia e Qipros, të lejoje regjistrimin fals të një fëmije të mitur shqiptar, të rrëmbyer, të lindur nga një martesë false jo ekzistente qipriote?
2. Si e lejoni shtetësinë false qipriote dhe dokumentet false qipriote të vajzës sime?
3. Përse Policia e Qipros, po lejon peng marrjen prej 8 vitesh të vajzës sime në tokën qipriote?
4. Si guxon lejon këtë krim të tmerrshëm kundër një nëne të pafajshme dhe fëmijës së saj të mitur shtetase shqiptare?
Më falni, a keni një përgjigje për këto pyetje? Alo…Alo…
- Funksionari i Policisë: - Po zonjë, në rregull, mbaruat?
- Nëna e vajzës: - Po, mbarova. A mund të më jepni ndonjë përgjigje?
- Funksionari i Policisë: - Jo, nuk kam asnjë përgjigje për t’ju dhënë. Flisni sërish me zyrën që po trajton çështjen tuaj.
- Nëna e vajzës: - Por nuk po bëjnë detyrën e tyre.
- Funksionari i Policisë: - Mirupafshim (mbyll telefonin).
Kjo bisedë me Policinë e Qipros, duhet të shërbejë për të vënë në lëvizje Prokurorinë Shqiptare, Anti-Trafikun, Interpol-Tiranën, Ministrinë e Brendshme, Ministrinë e Jashtme, Komitetin Shqiptar të Helsinkit dhe Presidencën, për të shpëtuar vajzën nga kthetrat e babait biologjik, sadistit që e ka rrëmbyer me letra false dhe t’ia rikthejnë nënës shqiptare Dinora Neçi./Pamfleti
Lini një Përgjigje