TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Janar 2025, 11:00

Përmirësohet situata nga reshjet e shiut në Vlorë, në zonat problematike tërhiqet uji

Shkruar nga Pamfleti

Përmirësohet situata nga reshjet e shiut në Vlorë, në

Situata e krijuar si rrjedhojë e reshjeve të shiut në Vlorë, mëngjesin e kësaj të hëne është përmirësuar. Në zonat më problematike uji i shiut ka filluar të tërhiqet.

Akset që deri në orët e vona të mbrëmjes notonin nën ujë sot janë totalisht të kalueshme. Nuk ka prezencë të ujit në aksin e lagjes Pavarësia nr3 në rrugën “Kosova” zona e Skelës si dhe në zonën pranë biblotekës së Vlorës lagjen “29 nëntori”.

Ka ende prezencë të ujit në lagje, zona periferike kryesisht në oborret e banesave dhe në hyrjet e pallateve. Në lagjen periferike “Kushtrimi’, mbi 20 banesa janë të rrethuara nga uji dhe banorët nuk dalin dot nga shtëpia.

Po ashtu edhe në aksin rrugor Kuç-Qeparo, mbrëmjen e djeshme, për shkak të reshjeve te shiut ka pas shkarje dherash gjë që ka sjellë bllokim të këtij aksi për disa orë dhe është dashur ndërhyrja e fadromave të bashkisë së Himarës për hapjen e rrugës. Në qytet, mëngjesin e kësaj të hëne ka prezencë të baltës.

 

Lini një Përgjigje