TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet31 Maj 2025, 13:27

Pakti Rama-Meloni, si po përdoret nga BE për ngritjen e kampeve të refugjatëve; ç’parashikojnë rregullat e reja

Shkruar nga Pamfleti

Pakti Rama-Meloni, si po përdoret nga BE për ngritjen e kampeve

BE do të miratojë “një propozim ligjor ambicioz mbi riatdhesimet”, të cilat janë “një element kyç i Paktit për Emigracionin dhe Azilin”.

Kjo u bë e dditur nga Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen, ndërsa duket se të gjitha vendet e Unionit po bashkohen me linjën e ndjekur më parë nga Italia e Giorgia Melonit për ngritjen e qendrave të pritjes së emigrantëve në vendet e 3-ta.

Plani i ri i BE-së parashikon që Unioni të reagojë si një i vetëm, pra kthimi i emigrantëve nuk do të jetë politikë e ndjekur vetëm nga një shtet anëtar, apo në mënyrë individuale nga qeveritë përkatëse.

Një rregullore që është “më e qartë dhe më e thjeshtë”, që “parandalon arratisjet” e emigrantëve të paligjshëm dhe “lehtëson riatdhesimin e qytetarëve që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në vendet e treta”.

“Ata që riatdhesohen me forcë”, shpjegoi Ursula, “do të ndalohen të hyjnë. Dhe ne do të jemi më të rreptë. Kur ka rreziqe sigurie, ne do të jemi të vendosur. Por gjithashtu do të sigurohemi që të veprojmë në përputhje të plotë me detyrimet tona sipas ligjit ndërkombëtar…”

Ky rregull i ri nga BE i referohet marrëveshjes Itali-Shqipëri, një pakt që ka nisur të funksionojë, pavarësisht se gjykatat italiane kanë dhënë vendime kundër. Por tashmë me ligjin e ri evropian, asnjë gjykatë nuk mund të dalë kundër. Edhe Anglia madje po e sheh këtë mundësi dhe po negocion me Kosovën për të ndërtuar qendra emigrantësh, si në Gjadër të Lezhës.

Lini një Përgjigje