TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Janar 2026, 14:44

Operacioni i SPAK kundër Call Center-ave, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve

Shkruar nga Pamfleti

Gjatë operacionit janë arrestuar në flagrancë 6 persona, si dhe janë shpallur në kërkim 3 vëllezërit Agim, Alfred dhe Arjan Prekaj. Gjithashtu 28 objekte ku ushtronin veprimtarinë e tyre Call Center-at janë kontrolluar nga Byroja Kombëtare e Hetimit. 

Operacioni i SPAK kundër Call Center-ave, zbardhen emrat e 6 të
Operacioni i SPAK kundër Call Center-ave

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka goditur një veprimtari kriminale të mashtrimit kompjuterik përmes call center-ëve në Tiranë.

Në operacionin e kryer në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit, u arrestuan 6 persona dhe u ekzekutuan urdhra ndalimi për disa të tjerë, të dyshuar për përfshirje në një grup të strukturuar kriminal.

Të arrestuarit janë Remir Gjoligaj, Endri Gjata, David Qerimi, Elis Merkaj, Odeas Kuqi dhe Rentjan Peposhi.

SPAK gjthashtu ka shpallur në kërkim vëllezërit Alfred, Agim dhe Arjan Prekaj.

Njëri prej tyre, Alfred Prekaj, rezulton pronar i kompanisë “Balkanspro”, e cila merret me Call Center dhe telemarketing.Sipas njoftimit të SPAK, ky grup kriminal që mashtronte shtetas italianë dhe europianë për investime në kriptomonedha.

Gjatë operacionit u sekuestruan pajisje kompjuterike, serverë, telefona, dokumente dhe automjete, përfshirë një makinë luksoze Ferrari.

Operacioni nisi pas denoncimeve dhe materialeve të gazetarëve italianë të emisionit investigativ “Le Iene”.

Drejtuesit e aktivitetit kriminal kishin ngritur një qendër e mirëorganizuar e thirrjeve telefonike, me poste pune të ndara, role të përcaktuara dhe staf që operonte në gjuhën italiane, franceze, spanjolle dhe gjermane.

Nga veprimet e para hetimore të BKH-së, rezultoi se organizatorët e kësaj veprimtarie kriminale kishin një strukturë të sofistikuar sigurie, me disa perimetra mbrojtës, duke përdorur jo vetëm kamerat filmike statike, por edhe personel civil vëzhgimi, jashtë kësaj qendre.

Po ashtu, për shkak të njoftimit nga ana e këtyre të fundit, brenda natës është boshatisur ambienti ku ishte ngritur call center-i, për ta zhvendosur në një godinë tjetër. Por gjithçka u zbulua nga hetimet, duke goditur grupin në fjalë.

SPAK u bën thirrje qytetarëve të mos bien pre e mashtrimeve online dhe punonjësve të call center-eve për të mos u përfshirë në veprimtari të paligjshme, ndërsa hetimet dhe inventarizimi i provave vazhdojnë.

operacioni i spak kundër call center-ave

Lini një Përgjigje