TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Korrik 2026, 13:12

"O hajdut me syze", protestuesit godasin me vezë Vangjel Dulen

Shkruar nga Pamfleti
"O hajdut me syze", protestuesit godasin me vezë Vangjel Dulen
Protestuesit godasin me vezë Vangjel Dulen

Atmosfera e tensionuar jashtë Kuvendit ka vijuar edhe në momentin e mbërritjes së kreut të PBDNJ-së, Vangjel Dule, i cili u përball me reagimin e protestuesve teksa hynte në seancën plenare.

Teksa ecte drejt hyrjes së Parlamentit, Dule u prit me thirrje dhe fyerje nga protestuesit e grumbulluar para Parlamentit.

“O hajdut me syze”, dëgjohet të thërrasin protestuesit në drejtim të deputetit.

Ndërkohë, situata u shoqërua edhe me incidente të tjera, pasi protestuesit hodhën vezë dhe domate në drejtim të personave që hynin në Kuvend. Mes tyre kishte jo vetëm deputetë, por edhe persona të tjerë që po hynin në ambientet e institucionit.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë edhe një grua, e cila pasi u godit me vezë ose domate, ndaloi për të pastruar pantallonat e njollosura përpara se të hynte në godinën e Kuvendit.

protestuesit godasin me veze vangjel dulen

Lini një Përgjigje