TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Tetor 2023, 21:22

Në fuqi prej shkurtit, debati për hartën e re gjyqësore zhvendoset në Kushtetuese

Shkruar nga Pamfleti

Në fuqi prej shkurtit, debati për hartën e re gjyqësore

Harta e re gjyqësore, që uli ndjeshëm numrin e gjykatave në vend, ka nisur të zbatohet prej 1 shkurtit të këtij viti, por këtë të martë ishte objekt diskutimi në Gjykatën Kushtetuese.

Kjo gjykatë nisë shqyrtimin e ankimit të bërë nga Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë kundër vendimit të qeverisë për miratimin e rishpërndarjes së gjykatave.

Në ankimin e paraqitur, avokatët pretendojnë antikushtetutshmëri në hartën e re gjyqësore. Sipas tyre, kjo hartë monopolizon tregun e avokatëve vetëm në qytetet ku ka gjykata, rrit kostot e shërbimit të tyre për qytetarët, duke ulur kështu interesin e publikut për t’iu drejtuar gjykatës dhe cënuar aksesin e tyre në drejtësi, raporton A2 CNN.

Sipas avokatëve, takimet konsultuese të KLGJ kanë qenë vetëm formale. Nga ana e tyre, përfaqësuesit e qeverisë, KGLJ e KLP, si palë e interesuar në proces kërkuan rrëzimin e ankimit. Harta e re gjyqësore u zbatua në tre faza, gjatë së cilave në dy shkallë të gjykimit pushuan së ekzistuari 19 gjykata.

Lini një Përgjigje