TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Shtator 2025, 09:50

Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, reagon Mevlan Shanaj: Lamtumirë "diktatori i së bukurës"

Shkruar nga Pamfleti

Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, reagon Mevlan Shanaj: Lamtumirë

Regjisori Mevlan Shanaj ka reaguar për ndarjen nga jeta të Dhimitër Anagnostit.

Me anë të një postimi në Facebook, Shanaj e ka quajtur Anagnostin si majën e arritjeve artistike të ekranit shqiptar. Ndërkohë që ka theksuar se kinemaja pa Anagnostin është e varfër. 

"Lamtumirë "diktatori i së bukuŕës", maja e arritjeve artistike të ekranit shqiptar! Lamtumirë mjeshtri i ndërtimit të karaktereve shqiptare!Nuk ka më Anagnost ekrani, nuk ka një të dytë si ai! Shqipëria sot ka pësuar një humbje të madhe, sa e varfër kinemaja pa ty Anagnost! Sa të pasur na e ke lënë dijen për jetën shqiptare! Ngushëllime Roza, Juna, Era", shkruan Shanaj.

Lini një Përgjigje