
Analisti Fatos Lubonja ka komentuar mbledhjen e sotme të thirrur nga kryeministri Edi Rama me ministra dhe deputetë të Partisë Socialiste.
Lubonja tha se kryeministri donte të mbulonte diellin me shoshë. Sipas tij, Rama në mbledhjen e PS-së ndau veten nga të tjerët, duke vijuar narrativën sikur i miri është vetë dhe të këqinjtë janë “të tjerët”.
“Rama ndau veten nga të tjerët. Edi Rama dikur tha se është sistemi e jo punë individësh, por duket se kjo nuk del se është e vërtetë. Ishte përsëritje e asaj që thotë se ne do të ndërtojmë shtet. Kryeministri donte të mbulonte diellin me shoshë, por shosha është hapur shumë dhe duket. Edhe Veliaj është si ana tjetër e medaljes së Ramës, sepse Tiranën e kanë qeverisur të dy.
Grabitja e hapësirave publike që iu bëhet qytetarëve është bërë nga bashkia në Tiranë dhe qeveria. Kullat në Tiranë dalin nga thasët e krimit të organizuar. Bashkëpunimi i Edi Ramës me Erion Veliaj për mua është evidente. Rama donte të bindte të tjerët se unë jam i pastër. Korrupsioni tani është i llahtarshëm”, tha Lubonja për “News 24”.
Lini një Përgjigje