
Avokati Arben Llangozi nuk tërhiqet nga akuzat ndaj Institutit të Mjekësisë Ligjore lidhur me manipulimin e provave për rastin e “vetëvarjes” së të riut Antonio Karaifili 7 vite më parë.
Pavarësisht reagimit të Institutit të Mjekësisë Ligjore se akuzat janë të pabaza dhe se ata do të ndërmerrnin hapa ligjorë ndaj llangozit5, avokati ka përsëritur sërish akuzat ndaj këtij institucionin me anë të një postimi në rrjetin e tij social “Facebook”.
Sipas Llangozit, Instituti i Mjekësisë Ligjore heshti kur duhej të fliste, ndërsa tani po flet për t’i mbyllur gojën për një të vërtetë. Më tej avokati argumento se akuzat e tij qëndrojnë, pasi me aktet e Mjekësisë Ligjore prokuroria ka kërkuar 3 herë pushim Gjykimi, gjë që sipas tij vërteton faktin se ka pasur manipulim gjatë raportit të ekspertimit mjekoligjor.
"Vetëm Mjekësia Ligjore nuk është në pushim në datën 1 maj…vetëm kur flet avokati!" Në një vend ku Mjekësia Ligjore nuk hap derën për viktima dhune të shtunave e të dielave, sot na shfaqet papritur në superformë — jo për të shërbyer, por për të më quajtur mua shpifës.
Ironia është e trashë, një institucion që heshti kur duhej të fliste, tani flet për të më mbyllur gojën mua. Deklaratat è mija janë bazuar në akuzën e prokurorisë.
Po për çfarë flet? Për "vetëvarjen" e Antonio Karaifilit, për të cilën u përpoq të bindë gjithë sistemin e drejtësisë. Dhe e arriti për një kohë, Prokuroria kërkoi pushim çështjeje. Por ja që e vërteta është kokëfortë: tani kemi një akuzë formale.
Kush po manipulon drejtësinë këtu? Një avokat që ngre zërin për një djalë të ndjerë? Apo një institucion që del në punë vetëm për të bërë propagandë dhe që me aktet e tyre prokuroria ka kërkuar 3 herë pushim Gjykimi?
Unë nuk jam as i frikësuar, as i shantazhueshëm. Nëse reagimi i Mjekësisë Ligjore është mënyra për të më trembur, do t’u kujtoj diçka, më shumë zhurmë bën një e vërtetë e vetme, sesa 100 faqe ekspertizë e manipuluar. Të shtunën, shpresoj të zgjoheni edhe për ndonjë viktimë dhune. Jo vetëm për mua”, shkruan Llangozi.
Lini një Përgjigje