Çelja e garës për riemërimin e kreut të BKH-së në detyrë ka nxjerrë në pah përplasjet mes SPAK-ut dhe BKH-së.
Drejtuesja aktuale Aida Hajnaj që mbaron mandatin më 31 gusht kërkon të vijojë edhe 5 vite.
Komisioni që do të përzgjedhë kreun e ri të BKH-së, përbëhet nga Arben Kraja, Altin Dumani dhe Behar Dibra.
Aida Hajnaj nisi drejtimin e BKH-së më 1 shtator në 2020, pasi u përzgjodh mes 41 garuesve. Data 7 maj është afati i fundit që Hajnaj do të dorëzojë dokumentet për riemërimin nëpërmjet garës me test fizik poligraf, një ese, pastërtisë së figurës dhe Vetingut.
Sipas gazetarit Arsen Rusta qëndrimi i SPAK është që nëse ajo do të vazhdojë, duhet t’i nënshtrohet testimit me 7 pika.
“Prej 1 shtator 2020 znj.Hajnaj drejton BKH-në, dhe komunikimi mes SPAK dhe BKH-së është vetëm institucional, vetëm me shkresa, edhe pse i ndan vetëm një mur. Situata ka lindur kur znj.Hajnaj kërkonte një buxhet të veçantë dhe një raportim të veçantë në Parlament, por përgjigjja e Krajës asokohe ishte që buxheti i BKH-së është brenda buxhetit të SPAK-ut. Më pas ka pasur të tjera përplasje jashtë syrit të medias. Në komisionin Xhafaj vet SPAK-u u përgjigj s’e ne s’mund të jemi pjesë e këtij komisioni, por BKH zgjodhi të ishte e pranishme me dy ekspertë. Pak javë më parë znj.Hajnaj kërkoi riemërimin, por KLP vendosi ta kalojë në heshtje, se institucioni që hap garën është SPAK. SPAK nëpërmjet komisionit të përbërë nga Kraja, Dumani, Dibra, njoftuan që kanë çelur garën. Por për t’u riemëruar, Hajnaj s’fiton mandat automatik, por duhet t’i nënshtrohet një testi duke plotësuar 7 pikat e tij".
Aktualisht kjo garë e hapur ia njeh të drejtën për aplikim vetëm Aida Hajnës. Nëse Hajnaj do aplikojë deri më 7 maj, dhe do t'i plotësojë kriteret, SPAK do t'ia kalojë emrin e saj KLP-së.
Lini një Përgjigje