Gazetari Flamur Vezaj është shprehur se gjuha e Ilir Metës ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani është prej një ordineri të ç’orientuar.
Vezaj shprehet se kjo gjuhë është një strategji e Likes së “pengmarrjes” për të kërkuar përjashtimin e Dumanit nga çështja hetimore ndaj tij me argumentin “se e ka personale”.
Sipas gazetarit Meta e ka kuptuar që nuk i shpëton burgut dhe po tenton me pëllitje të marrë mbështetje nga të pakënaqurit e pushtetit.
“Altin Dumani ka plot kusure për të cilat kam shkruar e do shkruaj, sidomos për rastin e Qynos!
Por gjuha e kryetarit të partisë së “pengmarrjes” apo ish-presidentit është prej një ordineri të ç’orientuar!
Ky fjalor e kjo gjuhë ka një qëllim nga Likja i “pengmarrjes” dhe bëhet me vetëdije e strategji. Pëllet në këtë form, që të kërkoi përjashtimin e Dumanit nga çështja hetimore ndaj tij me argumentin “se e ka personale”! Argument të cilin do ta përdor në Gjykatat shqiptare (jo vetëm) pas arrestimit që po i afrohem çdo ditë!
Por edhe e ka kuptuar se nuk ka pushtet, nuk ka mbështetës, nuk ka vota, nuk ka parti nëse nuk ka vota, nuk i shpëton burgut e nuk ka si të mbroj vetën dhe tenton me pëllitje të marr mbështetje nga të pakënaqurit e pushtetit dhe opozitës së dy PD-ve!
Like, nuk të ka fajin Dumani që ti ke lëne shumë gjurmë mbrapa, të cilat janë sa një elefant. Ke fol shumë në telefon dhe ke nis shumë mesazhe!”-shkruan Vezaj.
Lini një Përgjigje