TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Korrik 2024, 15:52

“Lëpirja” e socialistëve, Dumani: Nuk kam nevojë për mbrojtjen e askujt, presionet dhe shpifjet nuk më intimidojnë dot

Shkruar nga Pamfleti

“Lëpirja” e socialistëve, Dumani: Nuk kam nevojë

Kreu i SPAK, Altin Dumani, është përballur me një numër të madh pyetjesh sot në Kuvend, teksa dukej sikur po i bëhej një gjyq publik. PD e “gozhdoi” me pyetje, ndërsa socialistët tentuan t’i dalin në krah. Mirëpo Dumani ju dha një mesazh të fortë të dyja krahëve.

Unë nuk kam nevojë për mbrojtjen e askujt. Mbrojtja ime e vetme është ligji, Kushtetuta dhe karakteri im. Nuk kam nevojë për mbrojtën e askujt. A ka një vijë të kuqe? Ka vetëm një vijë që janë koha dhe ligji”, tha Dumani pas pyetjeve që ju bënë nga Agron Shehaj.

Më tej Dumani deklaroi gjatë raportimit vjetor të punës së SPAK, se Prokurorët e Posaçëm në punën e tyre nuk ndikohen nga presionet, shpifjet apo thashethemet. Duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetit të PD, Flamur Noka, lidhur me çështjen e inceneratorëve, Dumani tha se çështja është komplekse por Prokuroria e Posaçme po kryen hetime intensive. Sipas tij, SPAK po heton rolin e çdo personi që rezulton i përfshirë te afera e inceneratorëve.

Jeni kallëzues, jeni i ftuar të bëni kërkesë për informacion sa i takon fatit të kallëzimit tuaj, nëse është regjistruar kallëzim penal apo jo. Janë çështje hetimi. Hajde bëj kërkesën për informacion. Ka një hetim paraprak, po kryhen veprimet e nevojshme, hetimi është kompleks, SPAK po heton rolin e çdo personi të përfshirë. Zhvillimet e ditëve të fundit, për arsye të sekretit hetimor jemi të kufizuar në dhënien e informacionit. Hetimi është i gjatë, kërkon marrje informacioni, administrimin e provës. Hetimi shterues është detyrim ligjor. Procesi kërkon hapësirën e duhur për të vepruar. Presionet, shpifjet dhe thashethemet nuk ndikojnë në punën tonë të përditshme. Hetimi objektiv do t’i japë përgjigje të gjitha pyetjeve të ngritura”, tha ai.

 

Lini një Përgjigje