Dritan Dajti vijon të kërkojë lirinë nga qelia. Sot u mbajt seanca në ngarkim të tij në Gjykatën e Elbasanit, ku Dajti ishte prezent përmes një video-konference. Por seanca u shty, pas kërkesës së Dritan Dajtit për të depozituar provat e tij para gjykatës dhe për te marre në shqyrtim provat e depozituara tashmë nga prokuroria.
Mësohet se seanca e radhës do të mbahet më 23 korrik.
“Kam marrë njoftime të njepasnjëshme për zhvillimin e kësaj seance gjyqsore. Asnjë njoftim i ngjashëm me tjetrin
Gjykata herë më thërret dhe herë kërkon videokonference. Gjykata te tregojë korrektësi në njoftimet e saj dhe une të kem drejtësinë e munguar.
Duke ju referuar nenit 471 në nenin 4, thuhet se seanca zhvillohet me praninë e kërkuesit. Unë nuk jam pjesë e ketij procesi gjyqësor dhe ne një moment të dytë prokurori këtë seancë mund ta quaj të pavlefshme. A ma dakordëson prokurori të vlefshme këtë seancë?
Gjykata ka marrë parasysh urdhrin e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve edhe pse ky institucion nuk është palë në këtë proces. Ligji parashikon pjesëmarrjen e palës mbrojtëse, prokurorit dhe palës së interesuar (pra unë). Nëse ju nuk më pranoni nëë gjykatë, në të ardhmen prokurorit i lind e drejta ta cilësojë procesin e pavlefshëm. Kërkoj mendimin e prokurorit të deklaruar. Pranon prokurori këtë mënyrë gjykimi që keni vendosur ju, pa praninë time?
Jam unë personi i interesuar për zhvillimin e kësaj seance”, tha Dajti.
Në një letër dërguar drejtorit të Burgut të Peqinit, Dajti pretendon se ka përfunduar kohën e vuajtjes së dënimit prej 25 vitesh.
Dajti këkroi të ishte prezent në gjykatë, por Drejtoria e Burgjeve ka refuzuar për të dytën ditë me radhë shoqërimin e tij, pasi ka dyshime dhe informacione se Dritan Dajti, mund të arratiset.
Për këtë shkak edhe seanca e sotme në gjykatën e Elbasanit u zhvillua me video konferencë nga ambientet e burgut të Peqinit.
Ndërkohë, avokati i tij është shprehur se mos realizimi i prezencës fizike të Dajtit në seancë, është jo normale, pasi aktualisht janë 3800 policë burgjesh dhe 6 mijë policë rendi në Shqipëri.
Pak ditë më parë Gjykata e Lartë vendosi rikthimin me burgim të përjetshëm për Dritan Dajtin, i cili më herët kishte përfituar nga gjykimi i shkurtuar duke u dënuar me 25 vite burg për vrasjen e 4 efektivëve të policisë.
Lini një Përgjigje