TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Shtator 2025, 07:53

“Ky djali i mirë nga Cërriku…”, a ishte Andis Salla surpriza e Ramës?

Shkruar nga Pamfleti
“Ky djali i mirë nga Cërriku…”, a ishte Andis Salla
Edi Rama

Andis Salla u prezantua sot, 11 shtator, nga kryeministri Edi Rama në krye të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Zgjedhja e tij u diskutua gjerësisht në emisionin “Opinion”, ku gazetarë e analistë dhanë qëndrime të ndryshme për këtë vendim surprizë.

Gazetarja Jonida Shehu ironizoi zgjedhjen e Ramës duke kujtuar deklaratën e tij: Rama tha kam parë vizionin, në një vend si Cërriku ka bërë çudira!

Ndërsa për Artan Hoxhën, problemet e bujqësisë shqiptare janë më të thella dhe lidhen me mënyrën e qeverisjes dhe prioritetet e vendosura deri tani.

“Ne kemi rënie të prodhimit blegtoral e bujqësor. Janë ndërruar ministra, nuk është se kanë qenë të paaftë, por çështja është strukturore. Nuk është se erdhi ky djali i mirë nga Cërriku dhe do ta kthejë përmbys situatën. Pyetja është: duam të nënshkruajmë kontratat dhe standardet e BE-së, apo të pakësojmë importet?”, u shpreh Hoxha.

edi rama

Lini një Përgjigje