TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Gusht 2025, 07:35

Kujdes daljet në orët e pikut, temperatura përvëluese parashikohen ditën e sotme

Shkruar nga Pamfleti
Kujdes daljet në orët e pikut, temperatura përvëluese
Moti

Edhe këtë të martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët dhe me kohëzgjatje të orëve me diell në të gjithë territorin.

Temperaturat maksimale pritet të ngjiten deri në 41 gradë Celsius ndërsa ato minimale 18-25 gradë.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi 8-12m/s

Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.

temperatura përvëluese edhe sot në tiranë

Lini një Përgjigje