TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Korrik 2024, 13:11

Kreshnik Spahiu: Berisha ia fali Himarën klanit grek në Amerikë, që të lobojnë për heqjen e non gratës

Shkruar nga Pamfleti

Kreshnik Spahiu: Berisha ia fali Himarën klanit grek në Amerikë,

Juristi Kreshnik Spahiu ka deklaruar se Berisha la si kandidat Petro Gjikurinë për Himarën pasi është në interesat e tij personale. Spahiu shtoi se arsyeja është lobimi për heqjen e ‘non gratës’ së tij në SHBA.

Juristi shprehet se Gjikuria është përfaqësues i klanit grek në SHBA.

“Unë them se nuk është vënë kapak konfliktit me Blerin. Votat në Himarë nuk i blinte Bleri dhe Greqia do të investojë në zgjedhjet e ardhshme për të marrë bashkinë e Himarës për të fituar zgjedhjet. Kjo ngjarje do të përsëritet dhe me 4 gusht. Mendoj se Himara do të votojë shqip dhe kundër një investimi grek. Ndryshe nga Gjikuria, Tavo është një person me një karrierë politike. Gjikuria përfaqësues i klanit grek në SHBA. Nuk besoj se Himara do të votojë klanin e Vorio-Epirit në SHBA. Berisha i la Himarën klanit grek në Amerikë, që ata të lobojnë për heqjen e Non-Gratës”, tha Spahiu për “Report Tv”.

Lini një Përgjigje