TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Korrik 2024, 11:58

Atentati ndaj ish-presidentit, Spahiu: Trump mund të humbasë vetëm nëse e vrasin

Shkruar nga Pamfleti

Atentati ndaj ish-presidentit, Spahiu: Trump mund të humbasë

Juristi Kreshnik Spahiu ka folur lidhur me atentatin ndaj ish-presidentit Donald Trump. Ai tha se dënon ashpër sulmin ndaj presidentit gjatë një mitingu elektoral në SHBA.

Spahiu tha se është e papranueshme që një ngjarje e tillë të ndodhë në vitin 2024, teksa shton se ngjarja ishte e paralajmëruar.

Juristi shprehet se është e vështirë të besohet se është një iniciativë e individuale të një personi.

“Hera e parë që goditet një kandidat për president. Ishte paralajmëruar. Të gjithë në mediat sociale thoni se Trump mund të humbasë vetëm nëse e vrasin. Është e papranueshme që një ngjarje e tillë të ndodhë në 2024.

Mund të jetë një ogur i zi. Do të shikojmë si do të reflektohet dhe si do të jetë reagimi. Mund të mos jetë e rastësishme apo aksiome e një individ të çmendur. Është e vështirë të besohet se është një iniciativë e individuale të një personi. Mendoj se kjo nuk është vetëm shprehja e reflektimit të gjuhës së urrejtjes vetëm në SHBA. Ardhja në pushtete Trump prish shumë ekuilibra. Konsiderohet se mund të prishen shumë ekuilibra në gjithë planetin,. Dihet se shumë interesa financiare mund të dëmtohen nga ardhja e presidentit Trump. Prish shumë ekuilibra në gjithë planetin, me BE me Kinën me marrëdhënie të reja me Rusinë. I rikujtoj opinionit publik se të gjitha këto qëndrime të reja, padyshim që të gjitha regjimet politike janë me sy nga SHBA dhe Washington.

Ishte një garë e përcaktuar. Nëse do të shkohet në zgjedhje Biden-Trump rezultati tashmë dihet. Të gjitha ti mbledhim bashkë të çojnë në faktorë të interesave që vetëm eliminimi fizik i Trump mund të shkonte në zgjedhje të tjera. Gjuha e urrejtjes në nivelet politike ishte e papranueshme që të arrinte deri në atentat ndaj presidentit të SHBA. Kjo mund të pasojë me një efekt zinxhirë. Ky është shqetësimi se liderët politikë janë solidarizuar me Trump. Ky atentat do të ndikojë dhe në rezultatin e zgjedhjeve”, tha Spahiu për “Report Tv”.

Lini një Përgjigje