TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Korrik 2024, 22:54

Rivlerësimi i pronave, eksperti tregon se sa mund të shiten shtëpitë e ndërtuara para vitit 1992

Shkruar nga Pamfleti

Rivlerësimi i pronave, eksperti tregon se sa mund të shiten

Kryetari i Shoqatës për Pasuritë e Paluajtshme, Reinaldo Pipiria, është shprehur se ka disa anomali në vendimin për rivlerësimin e pronave.

Komentet Pipiria i bëri në emisionin “Review” në Euroneës Albania, ku tha se nëse kemi një shtëpi të para vitit 1992 lejohet që ajo të shitet deri në 550 euro metri katror.

Por sipas tij është e palogjikshme nëse personi që ka atë shtëpi të vjetër dhe që ka investuar atje, të duhet të vazhdojë të tatohet 15 % për të.

“Sipas udhëzimit, ty të jepet e drejta nëse shtëpia jote është e amortizuar që të mos e shesësh, që të mos quhet shitje e paligjshme apo barrë e rënduar fiskale sipas çmimit të referencës. Nëse kemi një shtëpi të 82-shit pas Ambasadës Amerikane.

Çmimi i referencës është 1100 euro metri katror supozojmë. Kjo shtëpi e 82 për shkak se është para vitit 1992 i lejohet të shitet deri në 550 euro metri katror nëse nuk vlen aq. Ligji do të thotë që t’i ke të drejtë ta përdorësh 1 përqindëshin. Por nëse te kjo shtëpi që është e 82-shit unë kam investuar aty, unë duhet të vazhdoj të tatohem 15 % për këtë?”, tha Piperia.

Lini një Përgjigje