TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Qershor 2025, 11:52

Jamarbër Malltezi kërkon revokimin e masës së sigurisë, Gjykata shtyn shqyrtimin; kur do të mbahet seanca e rradhës

Shkruar nga Pamfleti

Jamarbër Malltezi kërkon revokimin e masës së sigurisë,

Gjykata ka vendosur të shtyjë për në datën 30 qershor shqyrtimin e kërkesës së Jamarbër Malltezit për revokimin e masës së sigurisë “arrest shtepie” që është caktuar ndaj tij në kuadër të hetimeve të nisura nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Malltezi ndodhet nën hetim për çështjen e privatizimi të ish kompleksit “Partizani”, për të cilat SPAK ka ndërmarrë hetime të zgjeruara ndaj disa individëve të përfshirë në skema të dyshuara favorizimi dhe shpërdorimi detyre.

Po në të njëjtën datë është caktuar edhe seanca e parë në themel për dosjen e “Partizani”, ku të pandehur për korrupsion janë Jamarbër Malltezi, ish-kryeministri Sali Berisha si dhe tre biznesmenë të tjerë.

Lini një Përgjigje