TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Prill 2025, 12:33

I sekuestrohet telefoni/ SPAK merr nën hetim Jonaid Myzyrin, kreun e KPP

Shkruar nga Pamfleti

I sekuestrohet telefoni/ SPAK merr nën hetim Jonaid Myzyrin, kreun e KPP

Jonaid Myzyri, Kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike, është marrë nën hetim nga Prokuroria Speciale.

Myzyri po hetohet për shpërdorim detyre dhe për favorizimin e kompanive në tendera.

Kreu i KPP-së është paraqitur ditën e sotme në SPAK, hera e tretë ku i është komunikuar edhe statusi i personit nën hetim nga prokurori.

Raportohet se Myzyrit i është sekuestruar edhe aparati telefonik në funksion të hetimeve.

Myzyri drejton KPP prej vitit 2020.

 

Lini një Përgjigje