GJKKO ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest në shtëpi për ish gjyqtaren e Elbasanit, Pajtime Fetahu, e cila është përlotur në sallën e gjyqit.
“Nuk kam dijeni për këto që më akuzoni ”, është shprehur ish-gjyqtarja, e cila është shfaqur e përlotur në sallën e gjyqit.
Kujtojmë që emri i saj doli në operacionin e SPAK “Plumbi i Artë 2” për grupet kriminale, ku u lëshuan mbi 30 udhër arreste.
Ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu dyshohet se mund të ketë lidhje me historitë e vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja. Sipas njoftimit të SPAK, punonjësja e Gjykatës u ka dhënë vëllezërve informacione sekret.
“Gjithashtu hetimet kanë zbuluar edhe faktin penal të “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, nga një punonjëse e administratës gjyqësore të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, kryer gjatë periudhës kohore shtator – tetor të vitit 2020, në Elbasan”, thuhet ne njoftimin e SPAK.
Ajo akuzohet për korrupsion, ndërsa dha dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë më 16 nëntor 2022, vetëm pak ditë para kur duhej t’i nënshtrohej procesit të vettingut.
Në operacionin e SPAK mase arresti u leshua dhe per zv. Drejtorin e burgut të Bradasheshit, Martin Musaj.
Lini një Përgjigje