TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Korrik 2025, 09:59

“Hiqini duart”/ Aksioni për prishjen e ndërtimeve në Theth, banorët përplasen me policinë; bllokohet ura e fshatit

Shkruar nga Pamfleti

Banorët e Thethit kanë bllokuar rrugën në urën kryesore të hyrjes në fshatin turistik, teksa në terren vijon aksioni për shembjen e ndërtimeve pa leje.

“Hiqini duart”/ Aksioni për prishjen e ndërtimeve në
Aksioni për prishjen e ndërtimeve në Theth, banorët përplasen me policinë

Pas urdhërit të kryeministrit Edi Rama, po vijon puna për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth.

Banorët e Tethit janë përplasur me policinë, duke bllokuar urën hyrëse për në fshat.

Ata kërkojnë ndalimin e aksionit dhe të flasin me qeverinë. Në vendngjarje janë të pranishëm policia dhe drejtori i Policisë Vendore Shkodër, Fatmir Lleshaj.

IKMT dhe policia kanë planifikuar të prishin fillimisht rreth 40 objekte të ndërtuara pa leje, në një aksion që do të zgjasë disa ditë.

Njëri prej banorëve, që ka investuar në tokën e tij, thotë me lot në sy se ka hedhur në investime të gjithë shpenzimet e jetës.

Banori deklaron se ka ndërtuar 5 shtëpia prej druri në tokën e tij të trashëguar prej shumë vitesh dhe siç shton ai, s'ka asnjë pëllëmbë beton.

"Të gjithë shpenzimet e jetës. Kam ndërtuar 5 shtëpia druri pa beton dhe asgjë në tokën time. Kemi kërkuar por thonë nuk ka leje, toka është e imja, është trashëgimtare brez pas brezi. Kërkojmë prej shtetit që të mos i prishë sepse dalim në rrugë të madhe. Veç me vdekur, nuk e di me çfarë ka me jetuar familja ime. Synojmë me na lënë shteti me jetuar. Vetë kanë thënë me investuar, unë nuk jam i ardhur por jam këtu. Toka është e jona 200 vjeçare. Ashtu siç kanë thënë kemi investuar, nuk ka asnjë pëllëmbë beton.", thotë banori. 

Protesta e tyre vjne pasi IKMT do të shembë 40 objekte në të gjithë fshatin, 5 prej të cilave, u shembën një ditë më parë.

Të hënën u hoqën në zemër të Thethir edhe 12 kabina të vendosura pa leje, pas denoncimit të kryeministrit Edi Rama se ishin vënë në kundërshtim me ligjuin dhe se prokuroria e Shkodrës s’kishte nisur hetim.

Rama e quajti masakër të mirëfilltë ndërtimin e këtyre kabinave pa leje.

Lini një Përgjigje