TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Prill 2025, 10:04

Hekurudha Shkodër-Gjakovë, analisti shpjegon detajet për oraret, stacionet dhe tunelet

Shkruar nga Pamfleti

Hekurudha Shkodër-Gjakovë, analisti shpjegon detajet për oraret,

Analisti Musa Kurtulaj ka folur në lidhje me hekurudhën Shkodër Gjakovë.

Në një postim në rrjete sociale, ai tha se gjatësia e kësaj hekurudhe do të jetë 104 km, e cila do të përshkohet nga 43 ura me 7 stacione.

Më tej, ai bëri një përmbledhje të të gjithë linjës hekurudhore, ku shpjegon me detaje oraret, trenat, rrugët dhe tunelet.

Postimi i plotë:

Hekurudha Kuq e Zi, Shkodër - Gjakovë:

- Gjatësia 104 km

-Nga Shkodra kalon përmes Lugines së Kirit dhe mbërrijnë në Prekal. Nga Prekali, nëpërmjet një tuneli 16 km të gjatë, mbërrijnë në Koman për të vijuar në Tropojë - Gjakovë - Fushë Kosovë (Prishtinë).

-Ka 40 tunele me gjatë 35 km

-Ka 43 ura dhe 7 stacione

- Do të udhëtojnë 12 trena mallrash gjatë 24 orëve dhe 9 trena pasagjerësh.

- Nga Durrësi, nëse ndalon në të gjitha stacionet, udhëtimi deri në Prishtinë bëhet për 5.30 minuta, por ka edhe variantet për 4.30 minuta dhe 3.40 minuta.

- Investimi 1.83 miliard EURO .

- Afati i përfundimit, së bashku me 3 vite projektime të detajuara, është 10 vite!

Lini një Përgjigje