
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Alastair King Smith e konsideron një moment të madh për Shqipërinë, por edhe Evropën, hapjen e bazës ajrore të Kuçovës, e cila tanimë do të shërbejë si bazë taktike e NATO-s në vendin tonë.
Në një intervistë për “Newsline” në ‘ABC News’, Smith u shpreh se ka qenë anëtare kyç e NATO-s, që prej anëtarësimit të saj në aleancën ushtarake, 15 vite më parë.
“Ky është një moment i madh për Shqipërinë dhe Evropën, tregon partneritetin gjithmonë e në rritje që kemi. Shqipëria ka qenë anëtare kyç e NATO-s, që prej fillimit, festojmë 15 vite të anëtarësimit të Shqipërisë dhe 75-vjetorin e NATO-s si organizatë. Kjo aleancë nuk ka qenë asnjëherë më e rëndësishme se tani.
Ne e shohim këtë për shkak të agresionit rus kundër Ukrainës. Jam vërtet krenar për përfaqësuesit e Mbretërisë së Bashkuar që shërbejnë në Shqipëri. në një moment që Shqipëria luan një rol kaq të rëndësishmë në NATO për Evropën dhe për të gjithë botën”, theksoi ai.
Lini një Përgjigje