TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Prill 2025, 12:16

Hakerimi në SPAK, avokati: 3 prokurorët i kanë nxjerrë vetë informacionet, po u japin mundësi të hetuarve të fshijnë provat

Shkruar nga Pamfleti

Hakerimi në SPAK, avokati: 3 prokurorët i kanë nxjerrë

Avokati Kujtim Cakrani ka folur mbi hakerimin në SPAK, mendon që tre prokurorët i kanë nxjerrë vet informacionet, për t’u dhënë mundësi palëve nën hetim që mbrohen dhe të fshijnë provat. 

"Që t’u themi shqiptarëve që dy persona pa formim teknologjik paskan bërë herezinë e madhe dhe kanë hakeruar sistemin e SPAK, kjo s’besohet. Te SPAK ka shumë interesa, qoftë nga pushteti, qoftë brenda pushtetit, ka interesa të biznesit, që janë nën hetim. Unë s’besoj se është hakerim, por kanë dalë vet nga prokurorët, që nuk shquhen për hetime politikanësh dhe biznesmenësh.

Interesat për të hyrë te sistemi i SPAK janë të gjithanshme. Unë mendoj që politika ka krijuar grupe apostafat hakeruesish për t’u futur në sistemin e SPAK-ut. Që të ndërhysh te kompjuterët e SPAK-ut bëhet me informacion nga brenda. Nuk besoj se këta persona që janë arrestuar, s’e kanë njohuri të IT-së. Mund të jetë dhënë informacioni, kodi, detaje si hyhet dhe kanë ndërhyrë.

Unë besoj se prokurorët i kanë nxjerrë vet, sepse personazhet janë të biznesit dhe politikës. Janë shumë politikanë edhe të mazhorancës që po hetohen, për afera, lidhje me krimin, apo afera me vota. Prokurorët janë të interesuar që ta nxjerrin informacionin që ata të kenë mundësi të mbrohen, të fshijnë provave, të pastrojnë pasuritë. 

Prokurorët kanë dosjen e inceneratorëve, që është një bombë që do plasë një ditë. Unë dyshoj që e kanë nxjerrë këtë për t’u thënë personave, provat janë këto, merrni masat tuaja".

Lini një Përgjigje