
Periudha pas pushimeve sjell fluks të shtuar të pacientëve te bluzat e bardha, për shkak të virozave të stinës. Sipas mjekëve ajo që po dominon është viroza e stomakut, e cila shkakton diarre dhe të vjella.
“Fluksi ka qenë i shtuar për shkak të temperaturave, plazhit…. Në këtë stinë vere ajo që ka dominuar ka qenë gripi i stomakut, që shkaktohet nga viruset e bakteret. Simptomat të shprehura me të vjella e lodhje të theksuar”.
Sipas specialistëve, kjo virozë zgjatë disa ditë, dhe për të shmangur komplikacionet e rënda siç mund të jenë ata pulmonare, bluzat e bardha këshillojnë kontaktin me mjekun shkruan abc.
“Simptomë që zgjat deri në 7 ditë, dhimbje fyti, koke apo artikulare. Le të tregohet kujdesi i duhur ndaj simptomatikës, kontakto i parë duhet të jetë mjeku, kujdesi për dehidritimin, temperaturës. Marrja e antipiretikave”, thanë specialistët.
Përveç virozës së stomakut, në vendin tonë po qarkullojnë edhe viruse të tjera si COVID-19, apo ato respiratore.
Në çdo rast mjekët kërkojnë vlerësim të situatës nga specialistët dhe të shmanget vetëmjekimi, pasi mund të sjell përkeqësim të gjendjes, dhe jo trajtim të saj.
Lini një Përgjigje