TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Gusht 2024, 22:43

Giovanna Nikolli nuk i ndahet Dumanit, publikon videon e kërcënimit nga i penduari i drejtësisë

Shkruar nga Pamfleti

Giovanna Nikolli nuk i ndahet Dumanit, publikon videon e kërcënimit

Giovanna Nikolli, vijon të mbajë të ndezur sherrin me Nuredin Dumanin. Në profilin e saj në “Tik Tok”, ajo ka publikuar një video, ku pretendon se është një bisedë me të penduarin e drejtësisë.

Në atë video Dumani dëgjohet teksa shan e kërcënon të renë dhe i thotë që të mos flasë më për të.

“Do t’iu sh***** r***, o motërq***”, dëgjohet të thotë Dumani ndër të tjera, teksa e motra e Giovannës, Alda Nikolli, ia kthen: Çfarë do bësh ti, çfarë?

Giovanna Nikolli ishte shënjestër e atentatit me tritol në orët e para të mëngjesit të së dielës (14 korrik) ku në banesën ku jetonte në një pallat në Elbasan shpërtheu një sasi tritoli. I plagosur mbeti fqinji i saj, 26-vjeçari Enea Themollari, i cili mori dëmtime të rënda nga dera e banesës së tij pas shpërthimit të fuqishëm.

E reja nga Lezha, e cila është personazh i njohur në rrjetet sociale, në një video të publikuar tregonte se kishte përplasje me të dashurën e Nuredin Dumani, i cili është kthyer në të penduar të drejtësisë.

 

Në video, ajo përmend Nuredin Dumanin dhe i bënte thirrje që të ‘mbante’ dashnoren e tij duke u shprehur se kishte probleme serioze me të.

 

Giovanna Nikolli është e dashura e Amarlido Nikollit alias Xhanej, i dyshuar si vrasës me pagesë dhe që njihet me nofkën “Shkodrani”. Ai ndodhet në qeli dhe po ashtu është kthyer në të penduar të drejtësisë.

 

Giovanna Nikolli i ka shkuar partnerit të saj me vello të bardhë dhe fustan nusërie në ambientet e burgut 313 në kryeqytet.

 

“Bashkë në të mirë e në të keq, derisa vdekja të na ndaljë. Gëzuar 2 vjetorin jeta ime. Nuk na ndal asgjë në botë që të martohemi. Gjithmonë do jem me ty”, shkruante ajo krahas imazheve të shpërndara në rrjetet sociale.

Lini një Përgjigje