TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet31 Korrik 2024, 21:43

Gazetarja “zbërthen” operacionin e SPAK: Si drejtësia favorizonte grupin “Çopja”

Shkruar nga Pamfleti

Gazetarja “zbërthen” operacionin e SPAK: Si drejtësia

Gazetarja Glidona Daci ka zbërthyer skemën e 36 urdhër arresteve që Prokuroria e Posaçme ka firmosur ditën e sotme, mes tyre edhe për gjyqtaren e Elbasanit, Pajtime Fetaun.

Në emisionin Euroneës Noë me Erla Mëhillin, gazetarja tha që gjithë ngjarjet kriminale, të cilat deri më sot kanë ngelur pa autorë, përmes përgjimeve nga SkyEcc apo dëshmive e të penduarve të drejtësisë po favorizojnë hetimet për SPAK.

“Ky grup vjen si pasojë e deklarimeve nga bashkëpunëtorët drejtësisë. Janë zbardhur disa ngjarje që kanë mbetur për disa kohë pa autorë, si për shembull masakra e Bradasheshit. Dëshmitë e personave të penduar, gërshetuar me pamjet e kamerave, përgjimet e dala nga SkyEcc dhe procesverbalet e mbajtura të policisë, çuan në zbërthimin e këtyre ngjarjeve”, tha ajo.

Gjithashtu e pyetur për urdhër-arrestin e gjyqtares së Elbasanit, Pajtime Fetau, Daci u shpreh se ajo ka mundur të jap një vendim në favor të grupit kriminal “Çopja” më Elbasan.

“Sipas informacioneve tona në rrugë jo-zyrtare, dyshohet që gjyqtarja ka dhënë një vendim në favor të grupit ‘Çopja’ të Elbasanit. Kujtoj këtu që Endrit Alibej para disa vitesh bashkëpunonte me Hajdar Çopjan për trafikim lëndësh narkotike në Britani. Prishja e pazareve mes tyre u bë shkak për përplasjen mes këtyre dy grupeve. Grupi ‘Çopja” ishin ndër më të rrezikshmit në Elbasan, që nuk janë goditur deri në këtë moment që flasim”, u shpreh gazetarja.

Lini një Përgjigje