Fundjava do jetë me mot të paqëndrueshëm. Sipas parashikimeve të sinoptikanëve, e diela do të rikthejë sërish reshjet e shiut në gjithë territorin e vendit.
“Mbetet prezente lagështira e lartë në ajër, parashikohet një e shtunë disi më e qëndrueshme, ku reshjet do të fokusohen vetëm në zonat veriore, dhe më pas dita e diel do të na rikthejë reshjet e shiut në të gjithë territorin shqiptar, ku nuk do të mungojnë dhe rrebeshet”, tha sinoptikania Lajda Porja.
Pavarësisht reshjeve, temperaturat do të jenë të larta.
“Temperaturat minimale kanë pësuar rritje, tashmë mëngjeset shënojnë 8 apo 9 gradë në zonat malore, pra, temperaturat janë ende të larta edhe pse kemi patur mot të paqëndrueshëm. Dita e shtunë e sjell një rritje të lehtë, rreth vlerës 24 gradë, dhe sërish të dielën termometri do të ngjitet në 25 apo në 26 gradë Celsius”, tha Porja.
Reshjet e shiut, sipas sinoptikanëve, do të jenë prezente edhe në fillim të javës tjetër.
Lini një Përgjigje