
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi një ditë më parë se nuk do të largohet nga posti, edhe pas humbjes së zgjedhjeve. Ai i cilësoi si farsë dhe deklaroi se do të garojë sërish për t’u rizgjedhur në vitin 2026.
Analisti Andi Bushati u shpreh se (mos)qenia e Berishës në krye të PD-së "nuk e pengon Ramën që të vjedhë".
Pjesë nga biseda:
Andi Bushati: Saliu, si të rrijë dhe si të ikë, nuk e ndalojnë dot Ramën të vjedhë. Presidenti i Federatë së Shudos, duhet të ikë? Në diktatura, roli i opozitës është zero.
Preç Zogaj: Çfarë emri i vë diktaturës? Ky është vend autoritar, bëhet parti shtet gjithnjë e më shumë. Por ka ndëshkueshmëri, ka përpjekje për të vendosur sundimin e ligjit.
Andi Bushati: Këtu morëm vesh se na kanë bërë gropë në aeroportin e Vlorës, ne themi po ikën Saliu. Ramën mund ta rrëzosh, duke u thënë njerëzve, ja si u vodh në aeroportin e Vlorës, jo si do ikë Saliu.
Preç Zogaj: Rama rrëzohet me opozitë të riorganizuar.
Andi Bushati: Gati-gati po e pëlqej Saliun tani, se e di që nuk fiton dhe ka gjetur humorist për bashkinë…
Mentor Nazarko: Një parti që nuk krijon shpresë nuk e rrëzon.
Andi Bushati: Problemi është që Rama ka marrë më shumë vota se në 2009, 2013, 2017, 2021.
Mentor Nazarko: Ka 34 mijë vota më shumë.
Andi Bushati: Nuk është puna se kemi opozitë të dobët, por kemi një qeveri që vetëm bymehet. Nëse do të ishte Saliu i keq, do të shkonin votat te opozitat e reja. Rama nuk ka marrë kurrë më shumë vota se në 2025. Ka qeverisur aq mirë sa vetëm rritet?!
Preç Zogaj: Për mendimin tim, çdo lider demokrat, që del në krye të PD-së, e mund Ramën. Politika ka rregulla.
Lini një Përgjigje