TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Gusht 2024, 17:49

Fshehja e krimit në Pogradec, reagon Avokati i Popullit: Kemi nisur verifikimet për procedurat e autoriteteve përkatëse

Shkruar nga Pamfleti
Fshehja e krimit në Pogradec, reagon Avokati i Popullit: Kemi nisur
Viktima-Autori

Avokati i Popullit ka shprehur shqetësimin për ngjarjen e rëndë në Pogradec, ku  42-vjeçari, Eglantin Proga u dhunua për vdekje nga 29-vjeçari, Denis Meçe.

Avokati i Popullit shpreh shqetësimin për pretendimet e ngritura nga familjarët e viktimës dhe një pjesë e opinionit publik në Pogradec, lidhur me mundësinë e fshehjes apo manipulimit të ngjarjes nga strukturat e policisë lokale.

Institucioni njofton se ka nisur një verifikim të plotë mbi veprimet dhe procedurat e ndjekura nga organet kompetente në këtë çështje.

Ky verifikim synon të hedhë dritë mbi ngjarjen, përfshirë edhe pretendimet për moszbardhjen e drejtë të situatës.

“Avokati i Popullit ka për detyrë të mbrojmë të drejtat e njeriut por edhe të garantojë transparencë dhe drejtësi në çdo rast ku mund të jenë shkelur këto të drejta”, thuhet në njoftimin e Avokatit të Popullit.

Lini një Përgjigje