TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Prill 2023, 08:15

Çfarë thuhej në raportin e SHISH për Haklajt në vitin 1999?

Shkruar nga Pamfleti

Çfarë thuhej në raportin e SHISH për Haklajt në vitin

Gazetari Luan Kondi i ftuar në emisionin “Review”  tha se në informacionin e SHISH të asokohe ishin të përshkruara me detaje konflikti mes familjes Haklaj dhe Hoxhaj si dhe ngjarjet që kishin ndodhur deri në vitin 1999.

Më tej ai theksoi se konflikti mes Haklajve dhe Hoxhajve përshkruhej si banal në raportin që kishte SHISH.

Ai theksoi se ky raport i implikonte Haklajt si persona që kishin nisur konfliktin ndërsa theksoi se SHISH kishte njerëz që punonin për të.

“Po ti referohesh informacionit të SHISH të asokohe, ishte interesant fakti që përshkruhej me detaje të gjitha ngjarjet që kishin ndodhur deri në vitin 1999. SHISH kishte informacion dhe për Haklajt dhe për Hoxhajt. I ndante në dy grupe. Konflikti përshkruhej si konflikt banal dhe pastaj përshkruan të gjithë serialin e vrasjeve që kanë ndodhur. SHISH kishte njerëz që punonin për ta dhe ishin të paidentifikuar. SHISH i implikonte të dyja palët. Haklajt  i implikonte si persona që nisën konfliktin. Ishte një konflikt banal. I përshkruan vrasjet me detaje. SHISH i përshkruan me detaje ngjarjet se kur kanë ndodhur dhe si kanë ndodhur.”- tha ai.

Ju rikujtojmë se  Aishe Haklaj, motra e madhe e familjes Haklaj ka ardhur nga Suedia dhe është paraqitur në SPAK, ku është marrë në pyetje prej gati 12 orësh nga prokurorët e Posaçëm. Prej orës 8:00 të mëngjesit ajo ka dëshmuar lidhur me denoncimin që ka bërë në SPAK në korrik të 2021, ku akuzon ish kryeministrin Sali Berisha për vrasjen e 4 vëllezërve të saj, Halil, Shkëlqim, Fatmir dhe Ylli Haklaj. Kjo është hera e parë që Aishe Haklaj merret në pyetje në cilësinë e kallëzues për këtë padi. Ajo po merret në pyetje nga kreu i SPAK, Altin Dumani që është edhe prokuror i kësaj çështjeje dhe prokurorja tjetër, Elida Kaçkini.

E lodhur nga orët e gjata të dëshmisë por edhe për të ruajtur sekretin hetimor Aishe Haklaj nuk foli gjatë për mediat, edhe pse e kishte një falënderim të veçantë për të gjithë gazetarët. Ajo tha se familja e saj ende ka besim te drejtësia, dhe te dy institucionet e reja të sistemit SPAK dhe GJKKO. E pyetur për dhunimin e varreve të familjarëve të saj, Aishe Haklaj tha se nuk kishte dijeni për këtë ngjarje dhe interesimit të gazetarëve nëse do të pyeten edhe familjarë të tjetër iu përgjigj se nuk kishte dijeni.

raporti i shish haklajt

Lini një Përgjigje