TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Shkurt 2023, 18:43

“Çfarë po i bëni babit”, publikohen pamjet e dhunës ndaj Petraq Milos nga policia malazeze (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Çfarë po i bëni babit”, publikohen pamjet e

Publikohen imazhet e dhunës barbare të policisë malazeze ndaj Petraq Milos, dikur këshilltar në Presidencë dhe sot anëtar i Partisë së Lirisë.

Mediat malazeze kanë nxjerr ënjë video që tregon Milon që ndodhet në timon, ndërsa rreth tij janë të paktën tre policë kufitarë. Në një moment, Milo mbyll derën, ndërsa efektivi i afrohet tek dritarja e makinës duke folur. Ajo që thotë efektivi nuk kuptohet, por sipas mediave malaeze ai ka thënë: Do të ta thyej nofullën!

“Nuk kam bërë asgjë, asgjë nuk kam bërë. Të lutem shumë,”- thotë ai, por efektivi i mbyll gojën me dorë dhe e godet. Në këtë moment në mjetin e Milos nisin të ulërasin fëmijët.

“Oo, çfarë po i bën, çfarë po i bën babit”, thonë ata.

milo dhuna ne malin e zi

Lini një Përgjigje