TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Shkurt 2023, 11:34

Zemërimi i Rusisë kundër Joe Biden: Ai është si Hitleri; Putin do ta lajë këtë turp!

Shkruar nga Marco Imarisio Corriere della Sera

Zemërimi i Rusisë kundër Joe Biden: Ai është si

Reagimet e propagandës ruse për vizitën e presidentit Joe Biden në Kiev kanë qenë më shumë se ekstreme:

“Mund ta kishim vrarë. Ai tregoi se SHBA synon të na mposhtë”. Ndaj dhe pritshmëria po rritet për fjalimin e Putinit, të planifikuar për 21 shkurt: "Do të japë një sinjal të forte!"

Imazhet e drejtpërdrejta të Joe Biden dhe Volodymir Zelensky duke u përqafuar me njëri-tjetrin shfaqen papushim në ekran.

Programacioni i përditshëm i televizionit rus, “60 minuta” nis sulmin e egër.

Olga Skabeyeva, ylli në rritje i propagandës, heziton për një moment. Tenton të lidhet me Kremlinin, por duket se nuk ka asnjë komunikim.

Në studio ka hutim për shkak të një ngjarjeje të papritur dhe televizioni Rossyia përfshihet nga kaosi. Megjithatë, situata sikur qetësohet, siç duket nga porositë që i vijnë në kufje dhe promter, duke u përqendruar në një pikë.

“Është Rusia ajo që e lejoi presidentin amerikan të mbërrinte në Kiev. Është testi ynë i forcës”. Natyrisht, keqardhja për mundësinë e humbur mbetet. “Të paktën mund ta kishim kërcënuar pak... gjithsesi më mirë të mos e kishim vrarë, në fund të fundit ai është thjesht një plak i çmendur”.

Por edhe kur del nga kjo panoramë krejt e përmbysur e televizionit rus, situata rreth e rrotull nuk ndryshon. Madje as tonet. Boris Rozhin, një bloger ultranacionalist me një milion ndjekës, këmbëngul se ishte Vladimir Putin që e ka falur Joe Biden-in e nuk e vrau.

“Ardhja e Biden në Kiev u bë vetëm që të tregohet se ne kemi vendosur të mos qëllojmë ndaj tij dhe Zelenskyt. Duhet të kujtojmë gjithashtu se presidentët amerikanë kanë vizituar shpesh kukullat e tyre në Vietnam, Irak dhe Afganistan. Ne e dimë mirë se si kanë përfunduar”…

Sergej Mironov, president dhe udhëheqës i grupit në Duma të partisë “Vetëm-Për të vërtetën”, publikon një deklaratë zyrtare në faqen e internetit të partisë.

“Në përvjetorin e operacionit special, amerikanët vendosën të organizojnë një vizitë shembullore, e cila vetëm demonstron se si presideZemërimi i Rusisë kundër Joe Biden: Ai është sinti amerikan në fund të fundit është ende i aftë të lëvizë vetë, të vendosë lule dhe të fotografohet”.

Edhe deputeti i Krimesë Mikhail Sheremet nuk e ka marrë lehtësisht vizitën e Bidenit.

“Është provokimi i dy diktatorëve gjakatarë, dy kriminelëve të luftës që së shpejti do të përfundojnë para një gjykate. Ata, si Biden, ashtu edhe ekipi i tij janë një turp i popullit amerikan, ashtu siç ishin nazistët për gjermanët”.

Mosha, pamja fizike, feja. Katalogut të sulmit nuk i mungon asgjë. "Cili prej tyre është ortodoks?" pyeti zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova në një postim në rrjetin Telegram, duke komentuar foton e dy presidentëve në sfondin e një muri me afreske të shenjtorëve në Katedralen Mikhaylovsky në Kiev. (Biden është katolik dhe Zelensky hebre).

Ndërkaq, në postimin e më pasëm, Zaharova kujton fatin e ish-presidentit të Gjeorgjisë, Mikhail Saakashvili, i cili sipas disa raporteve po vdes në burg.

Krahu i djathtë i Sergej Lavrov shton se fati i tij, “dhe i Guaidò-s”, ish-presidentit të përkohshëm të Venezuelës, “tregon se çfarë i pret të gjithë ata që ua kanë shitur jetën e tyre amerikanëve”.

“Kur shihni imazhet e Biden me konen e tij Zelensky në Kiev, mos harroni fatin e të gjitha projekteve të mëparshme amerikane”, shkruan Zaharova.

Por në këtë rast nuk mund të mungonte njeriu më besnik i Carit-Dmitry Medvedev, i cili, me një postim të gjatë arsyeton, natyrisht në mënyrën e tij, se armët e premtuara nga Biden nuk do të mund të bëjnë asgjë kundër shpopullimit të Ukrainës, duke argumentuar se epërsia numerike paraqet avantazhin më të madh për Rusinë aktualisht.

“Sipas vlerësimeve të ekspertëve janë larguar gjithsej 15 deri në 20 milionë banorë. Prandaj popullsia e kësaj toke të çuditshme të njohur si Okraina, ose periferia, po zvogëlohet. Tanket dhe predhat janë sigurisht të rëndësishme, por njerëzit janë padyshim më shumë. Dhe ata nuk i nënshtrohen pushtetit as të plakut nga jashtë dhe as të bandës së drogaxhinjve nga Kievi. Ky eksod masiv është dëshmi se e ardhmja na buzëqesh”. Amen!

Këto qëndrime, tregojnë se si e ndjeu goditjen krahu më militant dhe si u përgjigj propaganda e Putinit për të bindur njerëzit e tulatur…

“Një fitore e madhe personale për Biden”, thotë Sergey Markov, një ish- këshilltar i besuar i presidentit rus, përmes dhëmbëve, pasi ka thënë se vizita e tij tregon se si Rusia është në anën e së mirës kundër së keqes.

Por hakmarrja është afër…

Pikërisht në ekranin e Rossiya pulson numërimi mbrapsht i kohës që na ndan nga fjalimi i Vladimir Putin, i planifikuar për sot në dhjetë të mëngjesit.

Por faqet ultranacionaliste nuk e marrin kaq lehtë.

“Nëse Mironov thotë se është i bindur se qëllimi përfundimtar i udhëtimit në Kiev ishte të turpëronte Kremlinin dhe të "vidhte axhendën" në sfondin e Mesazhit të Presidentit rus drejtuar Parlamentit, atëherë turpi të lahet menjëherë”.

"Biden është po aq i çmendur sa Hitleri kur udhëtoi në territoret e pushtuara të BRSS gjatë Luftës së Madhe Patriotike", shkruan analisti politik me ndikim Mikhail Tiurenkov. “Dhe për këtë Putini duhet të japë menjëherë një sinjal edhe më të fortë”.

Edhe vëzhguesit më neutralë si analistja që konsiderohet “agjente e huaj” Tatiana Stanovaya vënë baste duke u nisur nga fakti se Kremlini do ta shohë vizitën e Bidenit në Kiev si një tjetër provë, se SHBA-ja synon një humbje strategjike dhe përfundimtare të Rusisë. / Pamfleti

vladimir putin joe biden përplasja vizita në kiev

Lini një Përgjigje