
Gazetari Sokol Bregu ka analizuar shkrimin e gazetës zvicerane për punonjëset e seksit në Dubai. Sipas tij ky investigim nuk bazohet në prova por në thashetheme.
Bregu tha se për shqiptarët janë krijuar steriotipe.
“Shkrimi është një pacavure, nuk ka asnjë gjë që e bazon. Mënyra se si funksion pjesa e trafikantëve shqiptarë, paguajnë vajza gjithmonë, kështu i kanë të dashurat. Media ka fajin e tyre. Sot ka media, që i quajnë dhe influencere ato, një vajzë që nuk ka asnjë vlerë, ndahu me një e lidhu me një tjetër, për atë mund të ketë qindra shkrime. Nuk futesh dot në Dubai pa u regjistruar dikund. 80 mijë prostituta i duhen Spanjës gjatë sezonit veror. Pse s’ka aty shqiptare? Normalisht që ka”, ka thënë Bregu.
Ai tha më tej se vajzat që ushtrojnë prostitucionin jashtë, në Shqipëri sillen sikur të jenë VIP-a.
“Ti merr dikë që ushtron prostitucion dhe e sjell në Shqipëri si VIP. Kur janë keq me shikueshmërinë marrin vajza gjysmë nudo në studio, dhe duket sikur ka diçka të tillë. Shqiptarët janë si çdo komb tjetër, me uri seksuale. Shtëpitë publike duhet të ishin të parat. Është e domosdoshme”, tha Bregu për Vizion Plus.
Lini një Përgjigje