TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Janar 2024, 17:09

Çështja ‘Hajdari’/ Arben Llangozi: Sekretari i Përgjithshëm i KQZ-së ka zhdukur dosjet

Shkruar nga Pamfleti

Çështja ‘Hajdari’/ Arben Llangozi: Sekretari i

Avokati Arben Llangozi ka komentuar çështjen e kryebashkiakut aktual të Kuçovës, Kreshnik Hajdari. Çështja e parë në dy këndvështrime sipas Llangozit ku SPAK është një institucion i paanshëm dhe po vijon ende hetimet lidhur me këtë çështje. Nga ana tjetër KQZ ku sipas tij e ka favorizuar politikisht z.Hajdari.

SPAK është një institucion i paanshëm. Për vjedhjet e bashkisë Kuçovë SPAK po vijon ende hetimet. Z. Hajdari ka 8 çështje të depozituara në SPAK, do ti hiqet mandati, është e padiskutueshme.

Sekretari i përgjithshëm i KQZ ka zhdukur dosjet. KQZ ka favorizuar politikisht z. Hajdari. Ktu po vidhen miliona euro jo me gjëra të tjera.

Nuk mendoj se është një person që e mbështet politikisht z.Hajdari. Edhe Rama nuk do donte të kishte një kryebashkiak me imazh të tillë”, tha ai në “Fax News”.

Lini një Përgjigje