TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Mars 2023, 17:18

Çështja e emigrantëve në Britani, Spahiu: Retorika e përdorur ndaj shqiptarëve e njëjtë me atë të Hitlerit ndaj hebrenjve

Shkruar nga Pamfleti

Çështja e emigrantëve në Britani, Spahiu: Retorika e

Juristi Kreshnik Spahiu e ka krahasuar retorikën e përdorur nga Britani ndaj emigrantëve shqiptar të njëjtë me atë të Hitlerit për hebrenjtë.

Në një intervistë për Euronews Albania, Spahiu tha se deklaratat raciste ndaj shqiptarëve janë totalisht të papranueshme, ndërsa shpjegoi dhe dy qëndrimet e kreut të qeverisë Edi Rama gjatë vizitës në Londër.

“Kishte dy qëndrime të Ramës, një qëndrim retorik i cili teorikisht kundërshtoi ashpër racizmin e reflektuar  nga ministrja e brendshme britanike dhe nga kryeministri britanik dhe nga ana tjetër një marrëveshje për rikthimin e emigrantëve.

Kush ka dëgjuar kryeministrin britanik në retorikën e tij anti-shqiptare, pa dyshim do të kujtonte racizmin e Hitlerit në Bundestag kundër hebrenjve. Retorika naziste kundër hebrenjve  që cilësoheshin si e keqja e Gjermanisë, si kriminelë si trafikant, ishte e njëjtë. Retorika e Londrës i përngjante retorikës së Hitlerit kundër hebrenjve, dhe kjo është totalisht e papranueshme”, tha ai.

emigrantët britani shqiptarët

Lini një Përgjigje