TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Janar 2025, 22:37

Ekstradimi i shqiptarit më të fuqishëm në Ekuador, Llabani: Dritan Rexhepi u identifikua në aeroport përmes retinës së syrit

Shkruar nga Pamfleti

Ekstradimi i shqiptarit më të fuqishëm në Ekuador, Llabani:

Gazetarja Anduena Llabani thotë se ekstradimi i Dritan Rexhepit nga Turqia në Shqipëri, është një nga sukseset më të mëdha të policisë.

E ftuar në emisionin “360 gradë” në ABC News, Llabani u shpreh se Rexhepi ishte një nga shqiptarët më të fuqishëm në Ekuador. Ajo deklaroi se e identifikuan në aeroport nëpërmjet retinës së syrit.

Është një nga njerëzit më të kërkuar nga drejtësia shqiptare, por jo vetëm. Suksesi i madh i policisë është ekstradimi i Dritan Rexhepit. Nuk ka qenë punë thjesht e policisë italiane, por edhe asaj itlaiane dhe turke. E kanë identifikuar në kalimin në aeroport, përmes retinës së syrit.

Në të gjitha shtetet ku është arratisur, ka pasur identitete të ndryshme. Konsiderohej një mjeshtër i arratisjeve, por edhe kamikaz. Një prej shqiptarëve më të fuqishëm në Ekuador. Rexhepi ka ngritur 14 kompani biznesi, të cilat, i shërbenin për pastrimin e parave, por edhe për një rrjet të fuqishëm të narkotikëve në Evropë. Dritan Rexhepi e ka mbytur Italinë me kokainë. Nuk ka qenë Shqipëria baza”, tha ajo.

Lini një Përgjigje