
Është identifikuar i riu që kishte marrë me qira ditore apartamentin në Astir ku u ngujua për disa orë 21-vjeçarja, i cili supozohet se është i dashuri i kësaj të fundit.
I riu është fiksuar në pamjet e kamerave të sigurisë dhe dallohet duke lëvizur me një automjet “Audi Q7” të zi me targa angleze, për të cilin po punohet për ta gjetur.
Të dy kishin prej disa kohësh frekuentim dhe ishin njohur në një lokal në zonën e Astirit, ku vajza punonte si menaxhere.
Ndërkohë e reja ka thënë se kanë qenë dhe 2 vajza, shoqe të saj dhe një djali tjetër përveç të dashurit për të cilët ka thënë se si mban mend. Burimet thanë se janë pyetur dhe 2 vajzat shoqe e së resë të cilat kanë qenë mbrëmë nën shoqërinë e saj.
Lini një Përgjigje