
Të dielën, vendi do të pushtohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, duke sjellë një ditë të qetë dhe të kthjellët në të gjithë territorin. Instituti i Gjeoshkencave parashikon një mot të përshtatshëm si për pushuesit, ashtu edhe për aktivitetet në natyrë.
Era do të fryjë nga verilindja dhe veriperëndimi me një shpejtësi mesatare prej 5 metra në sekondë. Në zonat bregdetare, ajo pritet të arrijë deri në 8 metra në sekondë, por pa shkaktuar shqetësime të mëdha.
Sa i përket detit, valëzimi do të jetë i ulët, me forcë 1 deri në 2 ballë, çka favorizon lundrimin dhe aktivitetet turistike në vijën bregdetare shqiptare.
Lini një Përgjigje