
Ka nisur këtë mëngjes në Gjykatën e Posaçme seanca paraprake për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe 4 të pandehurit e tjerë.
Sot do të vijojnë sërish të japin argumentet e tyre avokatët e Jamambër Malltëzit, që ndodhet nën arrest shtëpie, më pas do të vijohet me mbrojtjen e biznesmenit Fatmir Bektashit, dhe dy të akuzuarve të tjerë.
Po ashtu, argumentet e tyre do të lexohen edhe nga avokatët e dy shoqërive Homeplan shkp dhe Kontakt shpk. Kjo seancë pritet të zgjasë deri në orën 16:00 kur të përfundojë orari zyrtar.
Ndërkohë, të pandehurit Berisha dhe Malltezi, nuk janë të pranishëm në seancë, por përfaqësohen nga avokatët e tyre mbrojtës.
Lini një Përgjigje