TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Korrik 2025, 21:32

“Dosja “Babale” nuk është hetuar si duhet”, Klodiana Lala: Kush ishte personi në SHISH i implikuar?

Shkruar nga Pamfleti

“Dosja “Babale” nuk është hetuar si duhet”,

Dosja “Babale” nuk është hetuar si duhet, dhe nëse kjo do të ndodhte, të tjerë emra do të ishin sot në burg, jo ish-deputeti Ervin Salianji. Kështu u shpreh gazetarja Klodiana Lala në emisionin ‘Log.’ në Neës24, duke theksuar se “Babalja” është personazh i vërtetë dhe quhet Albert Veliu.

“Në vend që ministri i Brendshëm i kohës të jepte dorëheqjen dhe policia të vepronte pa ndikimin e shefit të tij, policia bënte taksistin e Albert Veliut.

“Babalja” mbetej pa para dhe telefononte drejtorin e policisë. Ne nuk kuptuam se kush ishte personi në SHISH i implikuar në këtë çështje”, tha gazetarja Klodiana Lala.

Më tej gazetarja theksoi se ajo çfarë tregoi kjo histori, është fakti se Geron Xhafaj të nesërmen e publikimit të audiopërgjimit udhëtoi në Itali dhe keu një dënim për trafik droge.

“Mua më bën të dyshoj që nëse kjo histori do hetohej si duhet, do të kishim të tjerë personazhe brenda hekurave.

Mbaj mend që në atë kohë, policia ka përgjuar dhe gazetarët. Albert Veliut iu hap kufiri dhe u largua. Prokuroria e Tiranës nuk sqaroi se ku i është marrë zëri Geron Xhafajt.

 

Lini një Përgjigje